Putin punëson ish-ministren e Jashtme austriake, ja puna e veçantë e saj

Putin punëson ish-ministren e Jashtme austriake, ja puna e veçantë e saj

07:20, 04/09/2024
A+ Aa A-

Ish-ministrja e Jashtme austriake, e cila e kishte e ftuar në dasmën e saj presidentin rus, Vladimir Putin, është emëruar ambasadore e vullnetit të mirë për ruajtjen e tigrave nga Presidenti i Rusisë.

Karin Kneissl, e cila jeton në Rusi, do të fokusohet veçanërisht në mbrojtjen e tigrit siberian, specie dikur e zakonshme në Azinë veriore, por tani është në zhdukje, siç raporton A2.

Kneissl ishte ministre e Jashtme e Austrisë në periudhën 2017-2019. Ajo shërbeu në një qeveri të udhëhequr nga Partia e Lirisë së ekstremit të djathtë, megjithëse nuk ishte anëtare e partisë.

Ajo kërceu me Putinin në dasmën e zhvilluar në vitin 2018 në Austri, duke shkaktuar kritika ndërkombëtare.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco