Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut ka kërkuar një armëpushim të menjëhershëm dhe përfundim të luftës në Gaza, pasi numri i të vdekurve palestinezë në më shumë se 10 muaj të fushatës së bombardimeve dhe granatimeve pa ndalesë izraelite, kapërcen momentin historik të 40,000.
Volker Turk lëshoi një deklaratë të enjten sipas kohës lokale, në lidhje me rritjen e numrit të viktimave në Gaza, duke thënë se "Sot është një pikë kthese e hidhur për botën".
‘Kjo situatë e paimagjinueshme është kryesisht për shkak të dështimeve të përsëritura të ushtrisë izraelite për të respektuar ligjet e luftës’, tha ai më tej duke iu referuar mospërputhjes së regjimit izraelit ndaj rezolutës së Sigurisë së OKB-së dhe kundërshtimit të vendimeve të nxjerra nga Gjykata Botërore.
“Ndërsa bota mendon për paaftësinë e saj për të ndalur këtë masakër, unë u bëj thirrje të gjitha palëve të bien dakord për një armëpushim të menjëhershëm, të lënë armët dhe të ndalojnë vrasjen njëherë e përgjithmonë”, tha zyrtari i OKB-së.
Të enjten, Ministria e Shëndetësisë në Gaza publikoi një shifër të re, duke vendosur numrin e të vrarëve në luftën gjenocidale izraelite në Gaza në 40,005 dhe numrin e të plagosurve në 92,401, shumica prej tyre gra dhe fëmijë.
© SYRI.net