Greqi - Kur zjarrfikësit hapën derën për të shuar zjarrin, ai u ndez nga oksigjeni që hyri.
Forcat zjarrfikëse në 24 orët e fundit po luftojnë zjarrin e pakontrolluar që ka përfshirë një sipërfaqe të madhe pyjore dhe banesa në Atikën Verilindore, me prioritet kryesor mbrojtjen e jetëve njerëzore. Një shembull tipik është ai kur një zjarrfikës që arriti të shpëtojë një grua ndërsa ajo po përpiqej të shpëtonte shtëpinë e saj.
Si shumë qytetarë, edhe gruaja ka parë shtëpinë dhe pronën e saj në Vrilissia në flakë dhe ka dashur të bëjë çmos për t'i shpëtuar.
Kështu, siç shihet edhe në videon e Alpha-s, gruaja ka dashur të hyjë në shtëpinë e saj ndwrkohw qw ishte pushtuar nga flakwt.
Mirëpo, një zjarrfikës e ka penguar atë të hyjë brenda dhe menjëherë mw pas është dëgjuar një shpërthim, pasi kur zjarrfikësit e tjerë kanë hapur derën për të shuar zjarrin, ai është ndezur nga oksigjeni që ka hyrë.
Momenti i shpërthimit në foton më poshtë.
Forcat operative grele janë përballur me shumë vatra aktive të shpërndara: në Varnavas, Marathona, Nea Makri, Ano Souli dhe Penteli, ndërkohë që ka shpërthime të vazhdueshme.
Mbrëmjen e së hënës, zjarrfikësit gjetën një trup të djegur, që ndoshta i përket një gruaje rreth 60-vjeçare, brenda një godine tregtare të djegur, në Patima Chalandriou, më konkretisht në rrugën Stratonikis. Gruaja fatkeqe në momentin e rënies së zjarrit ndodhej brenda godinës ku ndodhet një industri artizanale dhe nuk ka arritur të dalë në kohë.
Më herët janë dërguar dy mesazhe nga 112 për zonën e Maratonës. Një para mesnate me udhëzimin për banorët e zonës së Maratonës së Vranës që të largohen drejt Nea Makrit.
© SYRI.net