Incident i pazakontë në teatër, evakuohen njerëzit që po ndiqnin shfaqjen e Shekspirit! I hyri një fishekzjarr dhe…

Incident i pazakontë në teatër, evakuohen njerëzit që po ndiqnin shfaqjen e Shekspirit! I hyri një fishekzjarr dhe…

09:32, 08/08/2024
A+ Aa A-

Ndjekësit e teatrit në Shakespeare’s Globe u detyruan të evakuohen pasi një fishekzjarre u fut në ambientet e hapura të teatrit të Londrës mbrëmë.

Shfaqja e Antony and Cleopatra të William Shakespeare u ndërpre rreth orës 22:00 të së mërkurës, ndërsa shfaqja po i afrohej finales, kur fishekzjarrët me ngjyrë të kuqe ndriçuan qiellin e natës dhe dëgjoheshin britma.

Një fishekzjarrë e cila përfundoi në teatër bëri që një pjesë e publikut të largohejh me vrap, duke shkaktuar erë dhe tym.

Mark Johnson, i cili po ndiqte shfaqjen në ditëlindjen e tij të 30-të, tha se ishte një “mrekulli” që askush nuk u lëndua.

Besohet se fishekzjarrët u ndezën si pjesë e një shfaqjeje nga tifozët e futbollit që festonin ditëlindjen e një klubi algjerian, me video në mediat sociale që tregojnë dhjetëra mjete piroteknike që ndriçonin qiellin mbi Thames.

Mark Johnson tha se të gjithë ishin të hutuar nga drita e kuqe e ndezur, ndërsa anëtarët e stafit u shfaqën në skenë për të ndaluar performancën dhe për t’i drejtuar anëtarët e audiencës në bodrum, ku ata qëndruan për 20 minuta përpara se t’u thuhej se mund të largoheshin nga vendi i shfaqjes.

Ndërsa shkonin për në bodrum, një mesazh u shfaq në një ekran në skenë.

Aty shkruhej: Për fat të keq është e nevojshme të përfundohet performanca. Ju lutemi dilni nga teatri duke ndjekur udhëzimin nga ekipi ynë drejtues. Ekipi i biletave do të përpunojë rimbursimet sa më shpejt të jetë e mundur dhe do t’ju kontaktojë nëse është e nevojshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco