Makina e tij goditet me dron, plagoset rëndë gazetari rus. Moska: Akt terrorizmi nga Ukraina

Makina e tij goditet me dron, plagoset rëndë gazetari rus. Moska: Akt terrorizmi nga Ukraina

09:15, 08/08/2024
A+ Aa A-

Korrespondenti ushtarak i televizionit shtetëror rus VGTRK, Yevgeny Poddunbny, u plagos dje gjatë inkursionit ukrainas në Kursk. Lajmi bëhet i ditur nga mediat ruse. Mësohet se gazetari rus është dërguar në spital në gjendje të rëndë.

Makina në të cilën po udhëtonte Poddubny, u godit me një dron dhe gazetari ndodhet në njësinë e kujdesit intensiv pasi u shtrua në spital.

Poddubny ka rikthyer vetëdijen dhe po merr trajtimin e nevojshëm, siç deklaroi ushtruesi i detyrës së guvernatorit të rajonit të Kurskut, Alexey Smirnov. Komiteti hetues rus njofton se do të “bëjë gjithçka që është e mundur” për të gjurmuar ata që janë përgjegjës për sulmin ndaj korrespondentit të luftës, të cilit do t’i jepet një çmim.

Delegacioni rus në OKB, e denoncoi sulmin si “një akt tjetër terrorizmi të kryer nga regjimi i Kievit” dhe bëri thirrje për një dënim “të menjëhershëm dhe vendimtar” nga Kombet e Bashkuara.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco