Kina këshillon tifozët e saj olimpikë për sjellje më të mirë

Kina këshillon tifozët e saj olimpikë për sjellje më të mirë

09:08, 08/08/2024
A+ Aa A-

Pekini ka filluar një fushatë kundër tifozëve agresivë, të cilët sipas tij po dëmtojnë performancën e atletëve kinezë në Lojërat Olimpike të Parisit, në vazhdën e luftës së tij kundër kulturës së idhujtarisë. Mediat shtetërore kanë dënuar sjelljet e pahijshme të tifozëve, si bërtitjet gjatë ngjarjeve apo akuzat ndaj gjyqtarëve për padrejtësi, që arritën kulmin pas ndeshjes së pingpongut ku Chen Meng mundi shokun e skuadrës, Sun Yingsha. Pas ndeshjes, rrjetet sociale shpërthyen me mbështetje për Sun, ndërsa disa denoncuan fitoren e Chen. Si pasojë, platformat kineze të mediave sociale hoqën dhjetëra mijëra postime dhe ndaluan mbi 800 llogari për përhapje negativiteti dhe nxitje konflikti.

Autoritetet kanë ashpërsuar masat kundër kësaj "kulture toksike" të tifozëve, duke pastruar përmbajtje të dëmshme dhe ndaluar sjellje të padëshiruara, si brohoritjet e zëshme dhe përdorimi i fotografive me blic gjatë ndeshjeve. Pekini kishte paralajmëruar për rrezikun e kësaj kulture që përpara Olimpiadës së Parisit, duke theksuar se veprimet e tifozëve të pamatur po rrezikojnë rendin publik dhe moralin shoqëror. Vetë sportistët kanë bërë thirrje për respekt dhe për t’i lënë hapësirë njëri-tjetrit pa sulme personale. /BBC - Syri.Net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco