Departamenti Amerikan i Shtetit i quajti akuzat për abuzim seksual të të burgosurve palestinezë nga ushtarët izraelitë si "të tmerrshme", ndërsa tha se Izraeli duhet të hetojë "me shpejtësi" dhe "plotësisht", për skandalin.
Thirrja u bë nga zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Matthew Miller në një konferencë për shtyp, ku tha se: “Duhet të ketë zero tolerancë ndaj çdo abuzimi seksual, përdhunimi, të çdo të burgosuri’.
Mediat izraelite siguruan një video survejimi që dyshohet se tregonte ushtarë izraelitë që sulmonin seksualisht një të burgosur palestinez.
"Kur ka shkelje të supozuara, qeveria e Izraelit duhet të ndërmarrë hapa për të hetuar ata që dyshohet se kanë kryer abuzime dhe, nëse është e përshtatshme, t'i mbajë ata përgjegjës," tha Miller, i cili e quajti njoftimin e IDF për arrestimet e atyre që dyshohet se kanë kryer aktet e rënda, një hetim "i përshtatshëm".
Një raport i lëshuar nga Zyra e OKB-së për të Drejtat e Njeriut javën e kaluar, tha se të burgosurit palestinezë nga Rripi i Gazës dhe Bregu Perëndimor janë përballur me tortura, keqtrajtim dhe abuzim seksual që nga 7 tetori dhe se të paktën 53 kanë vdekur në paraburgim.
© SYRI.net