‘Sinwar terrorist brutal’/ SHBA: Duhet të pranojë armëpushim! Arabia Saudite: Vrasja e Hanieh, ‘shkelje e hapur’ e sovranitetit iranian

‘Sinwar terrorist brutal’/ SHBA: Duhet të pranojë armëpushim! Arabia Saudite: Vrasja e Hanieh, ‘shkelje e hapur’ e sovranitetit iranian

20:52, 07/08/2024
A+ Aa A-

Teksa e ka cilësuar liderin e ri politik të Hama, Yahya Sinwar, një terrorist brutal, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nën presionin e përshkallëzimet të konfliktit në rajon e më gjerë, deklarojnë se Sinwar duhet ta pranojë një armëpushim të mundshëm.

‘Sinwar është një terrorist brutal që ka në duart e tij gjakun e qytetarëve amerikanë dhe të tjerëve’, është shprehur zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Matthew Miller, në një konferencë për mediat. “Ai duhet të dalë para drejtësisë, por tani duhet të vazhdojmë me negociatat deri në fund, dhe ai është personi që duhet ta pranojë këtë armëpushim”, shtoi zyrtari amerikan.

Nga ana tjetër Arabia Saudite tha të mërkurën se vrasja e liderit të Hamasit, Ismail Haniyeh në Teheran ishte një "shkelje e hapur" e sovranitetit të Iranit.

Komenti i zëvendësministrit të jashtëm saudit gjatë një takimi të jashtëzakonshëm të anëtarëve të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik (OIC), ishte i pari nga mbretëria, fuqia kryesore e rajonit përkrah Iranit, që nga vrasja e liderit islamik palestinez në kryeqytetin iranian më 31 korrik.

Ministri, Waleed Al-Khuraiji, shtoi se Arabia Saudite kundërshton "çdo shkelje të sovranitetit të shteteve ose ndërhyrje në punët e brendshme të çdo vendi".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco