Ministri i Jashtëm i Jordanisë udhëton në Iran, bisedime për situatën në rajon

Ministri i Jashtëm i Jordanisë udhëton në Iran, bisedime për situatën në rajon

11:13, 04/08/2024
A+ Aa A-

Ministri i Jashtëm i Jordanisë, Ayman Safadi do të udhëtojë në Iran të dielën, në një vizitë të rrallë për të diskutuar zhvillimet rajonale me homologun e tij Iranian, pas vrasjes së liderit të Hamasit Ismail Haniyeh në Teheran, njoftuan mediat shtetërore iraniane.

Tensionet rajonale janë rritur pas vrasjes së Haniyeh të mërkurën, e cila erdhi një ditë pas një sulmi izraelit në Bejrut që vrau Fuad Shukr, një komandant i lartë ushtarak nga grupi libanez Hezbollah i mbështetur nga Irani.

Hamasi dhe Irani kanë akuzuar të dy Izraelin për kryerjen e vrasjes së Haniyeh dhe janë zotuar të hakmerren. Izraeli nuk e ka marrë përgjegjësinë për vdekjen dhe as nuk e ka mohuar atë.

Vizita e Safadi në Iran pason kontaktet e vazhdueshme diplomatike të Shteteve të Bashkuara dhe partnerëve të saj, përfshirë Francën, Britaninë, Italinë dhe Egjiptin të shtunën për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm rajonal.

Irani dhe Jordania po kërkojnë të përmirësojnë marrëdhëniet e tyre pas tensioneve të fundit në lidhje me Amanin, që akuzon milicitë pro-iraniane në Siri për kontrabandë narkotikësh në vend dhe pjesëmarrjen e saj në përgjimin e  sulmit të parë të drejtpërdrejtë të Iranit ndaj Izraelit, prillin e kaluar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco