Një grua rreth të 70-tave u vra dhe tre persona të tjerë u plagosën në një sulm me thikë nga të paktën një palestinez në periferi të Tel Avivit, kanë njoftuar policia dhe mjekët, ndërsa tensionet mbeten të larta në të gjithë rajonin pas vrasjes së dy militantëve të lartë.
Policia tha se sulmi u krye nga një militant palestinez, i cili u “neutralizua” dhe se një kërkim është duke u zhvilluar për të dyshuar të tjerë në Holon, ku ndodhën goditjet me thikë.
Bëhet e ditur se sulmi me mjet të mprehtë vjen ndërsa Izraeli po përgatitet për hakmarrje pas vrasjes së një komandanti të lartë të Hezbollahut në një sulm në Liban dhe udhëheqësit kryesor politik të Hamasit në një sulm në kryeqytetin e Iranit.
Fillimisht, policia njoftoi se katër persona janë të plagosur, shkruan euronews.
Më pas, shërbimi i urgjencës mjekësore të Izraelit, Magen David Adom, konfirmoi se gruaja kishte vdekur.
Ndërkohë, të lënduar dhe në gjendje kritike mbeten një 70 vjeçar, një 68 vjeçar dhe një 26 vjeçar.
Siç kanë raportuar ekipet e shpëtimit, të plagosurit janë gjetur në tre vende të ndryshme, rreth 500 metra larg njëri-tjetrit.
Ndryshe, ky sulm vjen pas një sulmi izraelit në Gazë i cili goditi një strehimore dhe vrau katër persona dhe plagosi të tjerë.
Izraeli së fundmi ka sulmuar edhe një shkollë ku strehoheshin persona të zhvendosur në veri të Gazës, nga i cili mbetën të vdekur 16 persona dhe 21 të tjerë u plagosën.
© SYRI.net