Shefi i Komandës Qëndrore amerikane, CENTCOM-it mbërrin në Lindjen e Mesme, ndërsa Izraeli dhe SHBA-ja po përgatiten për sulmin hakmarrës të Iranit.
Tensionet në rritje mes Iranit dhe Izraelit kanë shtuar prezencën amerikane në rajon, teksa vendet perendimore kanë bërë thirrje shtetasve të tyre të mos udhëtojnë drejt Lindjes së Mesme.
Nga ana tjetër burime për mediat, bëjnë me dije se syrtarët izraelitë dhe amerikanë thanë se presin sulm që të hënën nga Irani, në shenjë hakmarrjeje ndaj vdekjes së liderit politik të Hamas, Ismail Haniyeh.
Sakaq, banorët e Izraelit qendror raportojnë ndërprerje në aplikacionet e navigimit si Google Maps, Waze dhe sisteme të tjera që përdorin GPS, me disa shoferë të Tel Avivit që u tregohet se ishin në Bejrut.
Ndërprerjet e GPS më parë janë raportuar gjerësisht në Izraelin verior ose në zonat afër Gazës, por kanë qenë më pak të zakonshme në Izraelin qendror.
IDF ka thënë më parë se po bllokonte sinjalet GPS në mes të luftës së vazhdueshme me grupin terrorist palestinez Hamas në Rrip, përleshjeve vdekjeprurëse me Hezbollahun libanez dhe sulmit të Iranit ndaj Izraelit në prill.
Ndërprerjet vijnë ndërsa Izraeli po përgatitet për një sulm të ri iranian të kërcënuar, si hakmarrje për vrasjet e shefit ushtarak të Hezbollahut, Fuad Shukr dhe shefit të Hamasit, Ismail Haniyeh javën e kaluar.
© SYRI.net