Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC) ka reaguar pas vrasjes së udhëheqësit politik të Hamasit, Ismail Haniyeh në Teheran.
Garda deklaroi se po heton “shkakun dhe dimensionet e incidentit” dhe më pas do të ketë një deklaratë, shkruan BBC.
Përveç Haniyeh, viktimë mbeti edhe një nga truprojat e tij.
IRGC është një forcë e madhe ushtarake, politike dhe ekonomike në Iran, me lidhje të ngushta me udhëheqësin suprem, Ayatollah Ali Khamenei.
Ndërkaq, Hamasi ka deklaruar se Haniyeh u vra në një sulm izraelit, por Izraeli nuk ka lëshuar ende një deklaratë zyrtare.
Shumica e liderëve të Hamasit mbajnë një profil të ulët publik, ndërsa të tjerë kanë kaluar pjesën më të madhe të jetës së tyre duke iu shmangur tentativave për vrasje nga Izraeli./
© SYRI.net