Vrasja e tre grave në Britani,Policia nis kërkimet për autorin, paralajmëron banorët

Vrasja e tre grave në Britani,Policia nis kërkimet për autorin, paralajmëron banorët

16:09, 10/07/2024
A+ Aa A-

Policia e Hertfordshire ka nisir një kërkim për të arrestuar një të dyshuar për vrasjen e tre grave brenda një shtëpie.

Kyle Clifford, 26 vjeç, i cili sipas autoriteteve lokale thuhet se posedonte një hark, kërkohet nga policia pas vrasjes së tre grave, të moshës 25, 28 dhe 61 vjeç, të cilat besohet se janë anëtarë të së njëjtës familje. Sipas mediave, bëhet fjalë për gruan dhe dy vajzat e komentatorit sportiv të BBC Five Live, John Hunt.

Policia paralajmëron banorët që mund të bien në kontakt me të dhe të jenë jashtëzakonisht të kujdesshëm pasi autori është i armatosur dhe i rrezikshëm.

Një fqinje, e cila jeton në lagjen ku ndodhi ngjarja tha se nuk i njihte mirë viktimat, por ata ishin një “familje miqësore”.

“I shihnim çdo ditë duke kaluar pranë shtëpisë dhe më thonin ‘mirëmëngjes’. Është vërtet e trishtueshme ajo që ndodhi, shumë tronditëse”-tha dëshmitarja.

Njëkohësisht, një tjetër banor i zonës ka deklaruar se mbrëmjen e djeshme nga ora 18.30 deri në orën 19.00 ka dëgjuar një person duke bërtitur.

Ai përshkroi se si policia e armatosur u bërtiste banorëve që të qëndronin në shtëpitë e tyre.

“Është shumë, shumë stresuese tani të mendosh se kjo ndodhi në një afërsi kaq të afërt dhe askush prej nesh nuk e dinte dhe askush nga ne nuk mund të ndihmonte,” tha ai.

Thirrja në polici erdhi rreth orës 19:00. Oficerët që mbërritën në lagjen Ashlyn Close gjetën tre gra në gjendje shumë të rëndë. Ndërhyrja e shpëtimit rezultoi e padobishme, tre viktimat, të gjithë të së njëjtës familje, vdiqën në vendin e ngjarjes.

Që nga ai moment filloi kërkimi i Clifford, i cili mund të ishte i armatosur dhe i rrezikshëm, siç nënvizoi policia: “duke pasur parasysh seriozitetin e ngjarjes, kërkojmë nga cilido që e di se ku ndodhet të kontaktojë menjëherë policinë. Nëse mendoni se e shihni, ju lutemi mos iu afroni atij dhe telefononi menjëherë 999. Ai mund të ketë ende një armë.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco