Policia në alarm dhe në kërkim të një burri që dyshohet se vrau tre gra pranë Londrës

Policia në alarm dhe në kërkim të një burri që dyshohet se vrau tre gra pranë Londrës

13:44, 10/07/2024
A+ Aa A-

Policia e Londrës po zhvillon një operacion për kapjen e personi që dyshohet se vrau tre gra në një shtëpi.

Kyle Clifford, 26 vjeç, nga Enfield, kërkohet nga policia pas vdekjes së tre grave, që besohet se janë nga e njëjta familje, në Hertfordshire. Policia i ka gjetur viktimat mbrëmë me plagë të rënda, nga të cilat më pas kanë ndërruar jetë.

Policia paralajmëron se burri mund të jetë ende i armatosur dhe i rrezikshëm dhe u bën thirrje njerëzve që e shohin të mos i afrohen dhe të informojnë policinë.

Një detektiv nga Njësia e Krimit të Bedfordshire, Cambridgeshire dhe Hertfordshire tha: “Ky është një incident tepër i vështirë për familjen e viktimave dhe ne do të kërkojmë që të respektohet privatësia e tyre. Ndërsa jemi ende në fazat e hershme të këtij hetimi, ne po kërkojmë Kyle Clifford, i cili besojmë se mund të jetë në zonat Hertfordshire ose Londrën e Veriut. Nisur nga natyra e rëndë e ngjarjes, do t’i kërkoja kujtdo që e di vendndodhjen e tij të kontaktojë menjëherë policinë. Nëse mendoni se e shihni, ju lutemi mos iu afroni dhe telefononi menjëherë 999. Ai mund të ketë ende një armë në posedim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco