Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Konventa e Republikanëve, çfarë solli? I ftuar: Enri Ceno

Sulmues të panjohur i vrasin disa policë, përfshirë një prift, në Dagestan të Rusisë

Sulmues të panjohur i vrasin disa policë, përfshirë një prift, në Dagestan të Rusisë

09:23, 24/06/2024
A+ Aa A-

Disa media ruse i cituan zyrtarët duke thënë se së paku 15 oficerë të policisë u vranë gjatë sulmeve, të cilat ndodhën vetëm tre muaj pasi 145 njerëz u vranë dhe qindra të tjerë u plagosën kur ekstremistët e Shtetit Islamik (IS) hapën zjarr ndaj një turme njerëzish në një sallë koncertesh në periferi të Moskës.

As IS-i, e as ndonjë grup tjetër nuk e mori përgjegjësinë për sulmet e 23 qershorit në rajonin e Kaukazit Verior.

Mediat shtetërore ruse i cituan zyrtarët ligjorë duke thënë se në mesin e sulmuesve ishin dy djemtë e kryetarit të qarkut të Sergokalas në Dagestan, të cilët u arrestuan nga hetuesit.

 “Kjo është një ditë tragjike për Dagestanin dhe për tërë vendin”, tha Melikov, pasi zyrtarët njoftuan për tri ditë zie në këtë rajon.

Komisioni Hetues i Rusisë tha se ka nisur hetime penale për “aktet e terrorit”.

Sipas një organizate fetare lokale në rajonin me shumicë myslimane, sulmet ndodhën në një ditë feste fetare në kishën ortodokse ruse.

“Radikalët duan të na nxisin kundër njëri-tjetrit me të gjitha forcat e tyre, dhe duan t’i shkatërrojnë urat ndërfetare. Por, nuk do t’ia dalin”, tha organizata.

Edhe Melikov tha se sulmet ishin përpjekje për ta destabilizuar rajonin.

Kryetari i këshillit publik të Komuniteteve Hebraike të Federatës Ruse, Boruch Gorin, tha në Telegram se sinagoga në Derbent u përfshi nga zjarri pas sulmit.

Sulmi ndaj stacionit policor ndodhi në Makaçkala, kryeqytetin e Dagestanit.

Sulmues të panjohur e sulmuan një postbllok të policisë së trafikut. Sipas Ministrisë së Brendshme të Dagestanit, dy sulmues u vranë në Makaçkala, aeroporti i të cilit në tetor u mbyll për disa ditë, pasi një turmë që po bënte thirrje kundër hebrenjve e sulmoi atë pas mbërritjes së një avioni nga Izraeli.

Protestat kundër hebrenjve shpërthyen në disa qytete në këtë rajon pas sulmit të 7 tetorit në Izrael nga Hamasi, i cili është shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Disa muaj më vonë, pas sulmit vdekjeprurës më 22 mars në sallën e koncerteve Crocus në afërsi të Moskës, Shërbimi Federal i Sigurisë së Rusisë (FSB) i arrestoi katër persona në Dagestan nën dyshimin se u kishin dhënë të holla dhe armë pjesëmarrësve.

Përgjegjësinë për sulmin e mori një degë e IS-it, e njohur si Shteti Islamik-Khorasan.

Hetuesit rusë thanë se sulmi ishte kryer nga katër burra, të gjithë shtetas të Taxhikistanit./REL

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco