I nxehti ekstrem rikthehet në jug të Spanjës

I nxehti ekstrem rikthehet në jug të Spanjës

09:21, 24/06/2024
A+ Aa A-

Pas temperaturave jashtëzakonisht të ulëta për këtë periudhë të vitit në disa pjesë të Spanjës, nxehtësia u rikthye në shumë qytete në jug të vendit. Temperatura arriti në 39 gradë Celsius në qytetin e Kordobës, ndërsa autoritetet paralajmëruan njerëzit që të mos dalin nga shtëpitë në orët e pikut. Viti i kaluar ishte i dyti më i nxehtë në Spanjë me valë të njëpasnjëshme që shkaktuan thatësira dhe zjarre.

Agjencia Meteorologjike Shtetërore Spanjolle parashikon një muaj më të nxehtë se zakonisht në anën mesdhetare të vendit, si dhe në Ishujt Balearik dhe Kanarie. Edhe Copernicus, rajoni i Valencias, Murcia Almería veriore, Granada, Ibiza e Formentera do të kapin rekorde temperaturash.

Përmbytje masive në jug të Zvicrës

Ndërkaq shërbimet e urgjencës gjetën një trup të pajetë dhe vazhduan kërkimin për dy persona të tjerë të zhdukur pas përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të dheut në jug të Zvicrës. Rreth 200 njerëz, dronë, helikopterë u dërguan në përpjekje për shpëtim pasi shirat e dendur shkaktuan përmbytje në luginën Misox në kantonin Grisons. Trupi i njërit prej të zhdukurve u gjet i pajetë në lumë. Rreth 124 mm shi ra për një orë, sipas autoriteteve. Disa lumenj dolën nga shtrati, duke mbuluar rrugët, fushat dhe fshatrat.

Ndërkaq 13 persona të cilët u arrestuan për zjarrëvënie të qëllimshme në ishullin Hydra kanë mohuar akuzat. Jahti i cili ishte marrë me qira nga turistë të huaj, u sekuestrua nga autoritetet greke. Hydra, në jugperëndim të Athinës në Gjirin Saronik, është e njohur për vizitorët e huaj dhe njerëzit që udhëtojnë me jahte. Zjarrfikësit aktualisht e kanë vendosur nën kontroll zjarrin, i cili dogji një pjesë madhe të pyllit që sipas autoriteteve është shkaktuar nga hedhja e fishekzjarreve. Në fillim të këtij viti, Greqia vendosi ligje më të ashpra për zjarrvëniet e qëllimshme ku autorët përballen me 20 vjet burg dhe gjoba deri në 200,000 euro.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco