Ministri gjerman: Dembelizmi s’është alternativë! BE duhet të tregojë më shumë unitet!

Ministri gjerman: Dembelizmi s’është alternativë! BE duhet të tregojë më shumë unitet!

09:04, 24/06/2024
A+ Aa A-

BE duhet të tregojë më shumë unitet. Është e vetmja mënyrë që evropianët të mbijetojnë në konkurrencën ndërkombëtare, theksoi ministri i Ekonomisë, Robert Habeck, gjatë vizitës në Kinë.

Sipas zëvendëskancelarit të Gjermanisë, Robert Habeck, vendet e BE duhet të bashkojnë forcat për të qenë në gjendje të konkurrojnë me Kinën. Si në Korenë e Jugut ashtu edhe nëKinë, ai u përball me termin “konkurrencë, në kuptimin e tij më të ashpër”, tha politikani i Gjelbër të dielën, në fund të udhëtimit të tij katërditor në Azinë Lindore në Hangzhou, Kinë.

“Dembelizmi nuk është alternativë”

“Mendoj se duhet të përballemi me këtë konkurrencë. Edhe në Gjermani flasin  për konkurrencë. Kështu që neglizhimi, dembelizmi, humori i keq nuk janë alternativë”, theksoi Robert Habeck. Megjithatë, ai paralajmëroi që të mos kalohet në sjellje ekstreme, bashkëpunimi është gjithashtu i nevojshëm. Të bashkëpunosh do të thotë të mos i shohësh të tjerët si kundërshtarë apo si armiq, por përkundrazi të zhvillosh mirëkuptim të ndërsjellë dhe të forcosh njëri-tjetrin.” Habecku paralajmëroi njëkohësisht se bota po përgatitet për konkurrencë.

“Mendimi im është se kombet e mëdha, me të cilat ne si evropianë duhet të masim veten, në fakt kanë një plan shumë të saktë se ku duan të jenë pas 10, 20, 30 vjetësh dhe gjithashtu vënë në dispozicion mjetet, nga burimet financiare deri te politika energjike e jashtme e tregtisë së jashtme, për ta imponuar këtë plan.

Evropa si aktore politike globale

Ai gjithashtu paralajmëroi: “Dhe ky plan që ka Evropa nuk mjafton”. Duhet të fillojë një epokë e re për Evropën dhe vendet e saj, në të cilën ata ndërgjegjësohen për këtë konkurrencë dhe nxjerrin përfundime, tha Habeck. Niveli evropian duhet të ndërtohet si aktor politik global. Debate të tilla si ato që zhvillohen në Gjermani dhe Evropë janë të rëndësishme. Megjithatë, duhet të jemi të vëmendshëm ndaj asaj se “çfarë po ndodh realisht këtu nga pikëpamja gjeopolitike”.

I pyetur për mendimin e tij për debatin rreth buxhetit federal gjerman për vitin e ardhshëm, Habeck tha: “Por këto udhëtime e kanë një vlerë të shtuar, të paktën në kuptimin që mund të përvetësosh këndvështrimet e vendeve të tjera dhe në rastin më të mirë të përcaktosh impulse për një politikë bashkëpunimi. Shpresoj dhe besoj se ky udhëtim ka mundur të kontribuojë pak për këtë, ” tha përmbledhtazi Habeck-u.

Politika klimatike është e mundur vetëm me Kinën

Gjatë vizitës së tij në Kinë, ministri gjerman i Ekonomisë dhe Zëvendëskancelari trajtoi gjithashtu ndryshimet klimatike dhe rreziqet që lidhen me to. Në fund të udhëtimit të tij, Habeck-u theksoi se qëllimet globale të klimës mund të arrihen vetëm me Kinën. Aktualisht, kufizimi i ngrohjes globale duket se është lënë në hije nga çështje të tjera, tha politikani i Gjelbër. “Por pa Kinën nuk do të ishte e mundur të arriheshin synimet globale të klimës”.

Prandaj është e rëndësishme të forcohet bashkëpunimi me Republikën Popullore në këtë fushë. Në bisedat që kishte zhvilluar, atij i është shpjeguar se Kina po ndërton termocentrale me qymyr kryesisht për arsye të sigurisë energjetike. Prandaj, Kina ka nevojë për një alternativë të sigurt ndaj qymyrit. Kinës nuk ka nevojë t’i thuhet se emetimet e CO2 janë të dëmshme për klimën. Këtë e ka kuptuar./DW/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco