OKB dënon sulmet e Izraelit: Po shkel në mënyrë të përsëritur ligjin ndërkombëtar

OKB dënon sulmet e Izraelit: Po shkel në mënyrë të përsëritur ligjin ndërkombëtar

22:54, 23/06/2024
A+ Aa A-

Sulmet e fundit izraelite të përsëritura në kampin e refugjatëve Shati në Gaza dhe bastisjen në Jenin, janë dënuar nga Zyra e Komisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut (OHCHR). 

Në Bregun Perëndimor të pushtuar, OHCHR dënoi atë që ajo e quajti shkelje të vazhdueshme dhe flagrante të ligjit ndërkombëtar të të drejtave të njeriut dhe ligjit ndërkombëtar humanitar, i detyrueshëm për Izraelin si fuqi okupuese.

“Në një shembull tjetër të sjelljes së paligjshme, forcat izraelite lidhën një nga burrat – i cili ishte qëlluar prej tyre në krah dhe kofshë në pjesën para një xhipi ushtarak.
Veprime të tilla përbëjnë shkelje serioze të detyrimeve të Izraelit sipas ligjit të okupimit që ndalon në mënyrë absolute trajtimin çnjerëzor dhe poshtërues të personave”, thuhet në reagim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco