Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Si do shkohet në zgjedhjet e 2025?

Vizita e Putin në Korenë e Veriut po bëhet për paratë ruse për predha artilerie

Vizita e Putin në Korenë e Veriut po bëhet për paratë ruse për predha artilerie

16:07, 18/06/2024
A+ Aa A-

Andrei Lankov, një nga autoritetet kryesore në botë për Korenëe Veriut, pajtohet me analistë të tjerë me të cilët kemi folur: vizita po bëhet për blerjen e municioneve nga Rusia për luftën e saj në Ukrainë.

"Nga një këndvështrim thjesht ekonomik, Koreja e Veriut ka pothuajse zero vlerë për Rusinë", tha profesor Lankov, drejtor në NK News, për BBC-në.

Por ai tha se Koreja e Veriut ka llojin e duhur të municionit dhe ndryshe nga shumica e vendeve është e gatshme t'ia shesë Rusisë, e cila ka shumë nevojë për të në vijën e frontit në Ukrainë.

"Mbi të gjitha, predha artilerie të kalibrit të lartë… dhe Rusia është e gatshme të paguajë para të mira. Ka dimensione të tjera, por ky është ndoshta faktori i vetëm më i rëndësishëm në rigjallërimin e marrëdhënieve mes dy vendeve".

Ajo që është më pak e qartë, tha ai, është se sa teknologji ushtarake mund të transferojë Rusia në Korenë e Veriut.

"Personalisht jam skeptik… Nuk pres që Rusia t'i sigurojë Koresë së Veriut një sasi të madhe teknologjie ushtarake."

Prof. Lankovi mendon se Rusia "nuk po merr shumë dhe ndoshta po krijon probleme të mundshme për të ardhmen" nëse e bën këtë./BBC - Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco