Pas muajsh heshtjeje, rusët pranojnë se Kievi rrëzoi aeroplanin e tyre të shtrenjtë spiun A-50

Pas muajsh heshtjeje, rusët pranojnë se Kievi rrëzoi aeroplanin e tyre të shtrenjtë spiun A-50

14:17, 18/06/2024
A+ Aa A-

Rusia ka vendosur një ushtar ukrainas në listën e saj federale të kërkuarve për urdhërimin e “shkatërrimit” të një aeroplani spiun të avancuar rus në fillim të këtij viti, ka njoftuar organi kryesor hetimor federal i Moskës. Ky është pranimi i parë nga Rusia që Ukraina e shkatërroi me sukses aeroplanin.

Në mesin e janarit 2024, forcat ukrainase thanë se kishin rrëzuar një aeroplan vëzhgues rus A-50 mbi Detin Azov. Humbja u raportua gjithashtu nga blogerët ushtarakë rusë të përdorur shpesh si burime informacioni, kur Moska nuk komenton zyrtarisht luftën në Ukrainë.

Kyiv më pas tha se kishte shkatwrruar një A-50 tjetër më 23 shkurt, pak më shumë se një muaj më vonë. Komiteti hetimor i Rusisë tha të hënën se kishte miratuar një “masë parandaluese në formën e ndalimit” kundër kolonelit Mykola Dzyaman, një komandant në ushtrinë e Ukrainës, në lidhje me humbjen e një aeroplani rus më 23 shkurt.

 

Komiteti tha se aeroplani “nuk ishte i destinuar për operacione luftarake, nuk kishte armë dhe fluturimi po bëhej ekskluzivisht në hapësirën ajrore të Federatës Ruse”.

Koloneli Dzyaman dyshohet se “i dha një urdhër të paligjshëm personelit të tij ushtarak vartës për ta shkatërruar atë”, sipas autoriteteve ruse, të cilat thanë se 10 anëtarë të ekuipazhit në bord ishin vrarë dhe aeroplani u shkatërrua.

I njohur gjithashtu me emrin e tyre të NATO-s, Mainstay, A-50-të ndihmojnë Rusinë të kërkojë mbrojtje ajrore dhe të koordinojë sulmet që do të kryhen nga aeroplanë të tjerë, siç janë aeroplanët e gjeneratës së katërt. Çdo aeroplan kushton qindra miliona dollarë dhe forcat ajrore të Ukrainës i kanë përshkruar A-50 si një “objektiv prioritar”. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco