Lajmi i fundit

EMRI/ Ekstradohet nga Gjermania ish oficeri i RENEA-s, pjesë e krimit të organizuar

Stoltenberg: Rusia e ka shtuar armiqësinë ndaj vendeve anëtare të NATO-s

Stoltenberg: Rusia e ka shtuar armiqësinë ndaj vendeve anëtare të NATO-s

08:23, 15/06/2024
A+ Aa A-

Pas një samiti dy-ditor të sigurisë në Bruksel, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg dha një paralajmërim të ashpër në lidhje me agresionin e shtuar të Rusisë ndaj anëtarëve të aleancës, duke thënë se NATO nuk do të rrijë në pritje  para një sjelljeje të tillë.

Ministrat e mbrojtjes të NATO-s kanë rënë dakord të rrisin ndihmën dhe trajnimin e sigurisë për Ukrainën, ku Sekretari i Përgjithshëm i aleancës Jens Stoltenberg ka pranuar se Rusia e ka shtuar armiqësinë ndaj shteteve anëtare.

Aleanca thotë se ka rritur mbrojtjen e saj përmes më shumë shkëmbimit të informacioneve të inteligjencës, mbrojtjes së zgjeruar të infrastrukturës së rëndësishme, përfshirë hapësirën nënujore dhe kibernetike si dhe kufizime të mëtejshme ndaj spiunëve rusë.

"Javët e fundit, ne kemi parë një rritje të sabotazheve, sulmeve kibernetike, migrimit të instrumentalizuar dhe veprimeve të tjera armiqësore nga Rusia," tha Stoltenberg në një konferencë për shtyp në përfundim të samitit dyditor.

"Ne do të jemi të qetë dhe të matur në mënyrën se si do t'i përgjigjemi provokimeve ruse. Në të njëjtën kohë, ne do t’i evidentojmë veprimet e Rusisë dhe do të imponojmë kosto."

Ajo vjen pasi presidenti rus Vladimir Putin i prezanton Ukrainës një plan armëpushimi, i cili është refuzuar me arsyetimin se është një propozim "i shtirur".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco