BE kritikon manovrat ushtarake kineze pranë Tajvanit

BE kritikon manovrat ushtarake kineze pranë Tajvanit

11:13, 24/05/2024
A+ Aa A-

Bashkimi Europian ka kritikuar manovrat në shkallë të gjerë të Kinës pranë Tajvanit.

“Aktivitetet ushtarake të Kinës që filluan sot rreth Tajvanit rrisin tensionet në ngushticë”, deklaroi shefi i diplomacisë i BE-së, Josep Borrell, duke iu referuar ngushticës që ndan Tajvanin nga Kina kontinentale.

”Paqja dhe stabiliteti në ngushticën e Tajvanit janë të një rëndësie strategjike për sigurinë dhe prosperitetin rajonal dhe global. Të gjitha palët duhet të ushtrojnë përmbajtje dhe të shmangin çdo veprim që mund të përshkallëzojë më tej tensionet, të cilat duhet të zgjidhen përmes dialogut”, shtoi ai.

Kina filloi dje një manovër ushtarake në shkallë të gjerë pranë Tajvanit.

Udhëheqja komuniste e Pekinit dëshiron të paralajmërojë presidentin e sapozgjedhur të Tajvanit Lai Ching-te nga Partia Demokratike Progresive (DPP) e prirur ndaj pavarësisë që të mos kërkojë pavarësi formale nga Kina.

Kina e konsideron Tajvanin si pjesë të territorit të saj, megjithëse Tajvani ka qeveri të pavarura që nga viti 1949.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco