Në foto: Veriu i Indisë po zien në temperaturat gati 50° Celsius

Në foto: Veriu i Indisë po zien në temperaturat gati 50° Celsius

10:45, 24/05/2024
A+ Aa A-

Pjesë të Indisë veriore vazhdojnë të jenë të mbështjella nga një valë e zgjatur të nxehti që ka prishur jetën normale.

Të enjten, temperaturat shkuan mbi 45 gradë Celsius në shumë shtete dhe arritën në 48.8 gradë Celsius në qytetin Barmer të shtetit Rajasthan.

Departamenti i motit i Indisë ka thënë se vala e të nxehtit ka të ngjarë të vazhdojë deri të mërkurën.

Disa rajone po përballen me mungesë uji dhe energjie elektrike për shkak të rritjes së konsumit të energjisë.

Të mërkurën, kërkesa maksimale për energji në Delhi arriti në 8,000 MW, më e larta në historinë e kryeqytetit indian.

Delhi po përjeton një valë nxehtësie me temperatura që lëvizin rreth 45-46C gjatë kësaj jave.

Ekspertët e motit thonë se indeksi i nxehtësisë - ose temperatura e dukshme apo e përjetuar - ka kaluar 50C për shkak të niveleve të larta të lagështisë.

Spitalet në qytet kanë ngritur ambiente të posaçme për të trajtuar pacientët që vuajnë nga sëmundje të lidhura me nxehtësinë, të cilat janë gjithashtu në rritje.

Rohit Nair, 34 vjeç, i cili punon në sektorin e reklamave në Delhi, thotë se vapa është e padurueshme.

"Unë thjesht ndihem i rraskapitur gjatë gjithë ditës. Delhi po zien këtë vit," thotë ai.

Zoti Nair thotë se ai e shmang daljen jashtë pasditeve, por është e pakëndshme edhe brenda.

“Është e pamundur të ulesh pa kondicioner të ndezur”, thotë ai.

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco