8 të vrarë nga një sulm me thikë në Kinë, autori me probleme mendore

8 të vrarë nga një sulm me thikë në Kinë, autori me probleme mendore

10:07, 24/05/2024
A+ Aa A-

Tetë persona janë vrarë dhe një është plagosur në një sulm me thikë në provincën Hubei të Kinës qendrore, thanë autoritetet.

Sulmuesi, një burrë 53-vjeçar, i cili thuhet se vuan nga sëmundje mendore, theri për vdekje tetë persona dhe plagosi një person tjetër të enjten në mëngjes në qytetin Xiaogan, njoftoi agjencia e lajmeve Xinhua.

Viktima nuk ka lëndime të rrezikshme për jetën.

Policia ka ndaluar të dyshuarin dhe hetimet janë duke vazhduar, sipas agjencisë kineze.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco