Sulm me armë në një qendër tregtare në Meksikë, pesë të vdekur dhe një i plagosur

Sulm me armë në një qendër tregtare në Meksikë, pesë të vdekur dhe një i plagosur

10:02, 24/05/2024
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një qendër tregtare në Acapulco, Meksikë, ku për pasojë 5 persona kanë humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur  i plagosur.

Ngjarja ndodhi 3 ditë pasi u gjetën 10 trupa të pajetë në lagjet e qytetit, të shkatërruar nga krimi i organizuar.

Viktimat janë 4 burra dhe një grua.

Të hënën, autoritetet gjetën 10 trupa në lagje në qytetin e shtetit Guerrero, i cili është ndër më të goditurit nga një valë dhune që i atribuohet karteleve të drogës. Në vitin 2023, autoritetet atje regjistruan 1,890 vrasje.

Dhuna që i atribuohet veprimit të bandave të krimit të organizuar ka shkaktuar rreth 450,000 viktima, ndërsa më shumë se 100,000 janë zhdukur që nga viti 2006.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco