'Miliona femra zemërthyer': Burri më seksi i botës nuk është më beqar!

'Miliona femra zemërthyer': Burri më seksi i botës nuk është më beqar!

22:31, 22/05/2024
A+ Aa A-

Pas divorcit nga Lisa Bonet, Jason Momoa nuk ka pasur asnjë të dashur zyrtare deri më tani. Ndonëse dihej një lidhje jetëshkurtër me aktoren Eiza Gonzalez, “Aquaman” në fakt, nuk bëri asnjë dalje zyrtare publike me të.

Tani, Jason Momoa pranon se është në një lidhje! Madje, aktori ka postuar imazhe me të dashurën e tij të re, Adria Arjona. Aktorja, e njohur nga filmi Hit Man, është 12 vjet më e re se Momoa - ajo është 32 vjeç. “Aquaman” ka postuar një foto në të cilën përqafon Adria. “Kam një lidhje prej disa kohësh. Së shpejti do ta zbuloni”, u tha Momoa fansave të tij.

Image

Ndërkohë, disa nga ndjekësit e ngatërruan të dashurën e re me vajzën e tij, Lola. “E dashura jote i ngjan shumë Lolës”, kanë shkruar ata, madje disa kanë menduar se ai po përqafonte të bijën. “Ka miliona gra me zemër të thyer në mbarë botën tani”, kanë bërë shaka fansat në faqen e tij në Instagram. “Sigurisht që jemi të lumtur për ty Jason...por jo me gjithë zemër”, komentoi një ndjekese.

Image

Ashtu si Momoa, Adria ka qenë e martuar më parë – ajo u martua në vitin 2019 me avokatin portoriko-amerikan Edgardo Canales. Aktorja njihet për rolet e saj në Emerald City (2017), Anathema Device në adaptimin televiziv të Good Omens (2019) dhe Bix Caleen në Andor (2022), ndersa ka interpretuar gjithashtu përballë Glen Powell në filmin e vitit 2023 Hit Man.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco