Lajmi i fundit

Goooollllllll! Shqipëria ndëshkon Italinë pas 24 sekondash lojë

Kensington Palace thotë se Kate Middleton nuk është gati të kthehet në punë

Kensington Palace thotë se Kate Middleton nuk është gati të kthehet në punë

22:27, 22/05/2024
A+ Aa A-

Princesha e Uellsit tregoi më 22 mars se ajo ishte diagnostikuar me një lloj kanceri të paspecifikuar.

Kate Middleton vazhdon të fokusohet tek shëndeti i saj.

Pallati Kensington sqaroi se princesha nuk i është kthyer ende angazhimeve publike, mes një raporti të ri nga një prej kauzave më të dashura të Princeshës së Uellsit, Qendrës së Fondacionit Mbretëror për Fëmijërinë e Hershme, që u publikua këtë javë.

“Princesha nuk pritet të kthehet në punë derisa t’i thuhet nga ekipi i saj mjekësor”, tha një zëdhënës për BBC të martën, duke shtuar se “Fëmijëria e hershme do të vazhdojë të jetë qendrore në punën e saj publike”.

Princesha e Uellsit zbuloi në mars përmes videos se ajo ishte diagnostikuar me një lloj kanceri të paspecifikuar. "Në janar, unë iu nënshtrova një operacioni të madh abdominal në Londër dhe në atë kohë mendohej se gjendja ime ishte jo kanceroze," tha princesha në atë kohë.

Operacioni ishte "i suksesshëm", tha Kate po "testet pas operacionit zbuluan se kanceri ishte i pranishëm".

“Prandaj ekipi im mjekësor më këshilloi që duhet t'i nënshtrohem një  kimioterapie parandaluese dhe tani jam në fazat e para të atij trajtimi,” tha ajo.

Princesha e filloi kimioterapinë në shkurt. Pallati nuk ka dhënë ende ndonjë lajm të ri në lidhje me gjendjen e Kate që nga njoftimi që ajo bëri, kur një zëdhënës i pallatit tha se "Princesha ka të drejtën e privatësisë mjekësore, siç duam të gjithë ne".

Princi William dha një përditësim për shëndetin e gruas së tij në prill, gjatë një shëtitjeje.

"Të pengoj nëse pyes se si jeni ju dhe fëmijët?" e pyeti një grua, princin.

"Të gjithë po shkojnë mirë - faleminderit. Po, ne po ecim mirë”, tha Princi i Uellsit.

Gjatë një aktiviteti javën e kaluar, William përsëriti se princesha "po ecte mirë".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco