Lajmi i fundit

Itali-Shqipëri/ Kuqezinjtë nisin aventurën në Euro 2024, publikohen formacionet zyrtare

Rezoluta për Srebrenicën, Vulin ‘shpërthen’ ndaj Berlinit: Emri i dytë i Gjermanisë është ‘gjenocid’, ministrja e Jashtme, mbesa e një nazisti!

Rezoluta për Srebrenicën, Vulin ‘shpërthen’ ndaj Berlinit: Emri i dytë i Gjermanisë është ‘gjenocid’, ministrja e Jashtme, mbesa e një nazisti!

21:39, 22/05/2024
A+ Aa A-

Zv/kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vulin ka shpërthyer ndaj ministres së Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Analene Baerbock dhe shtetit të saj pas qëndrimit të Berlinit zyrtar për gjenocidin në Srebrenicë.

Vulin u shpreh se kryediplomatja gjermane është “mbesa e një ish-nazisti të dekoruar nga Hitleri”, e cila po “shantazhon përfaqësuesit e vendeve që nuk do t’i shpallin serbët komb gjenocidal”.

Sipas tij “Gjermania është vendi, emri i dytë i të cilit është gjenocid dhe holokaust”.

Ai theksoi se presidenti serb Vuçiç “nuk do të qëndrojë pa bërë diçka përballë pushtetit gjerman”.

“Do të mbetet e vërtetë se gjermanët janë komb gjenocidi, kurse serbët jo. Dhe nuk ka forcë që do ta ndryshojë këtë – tha zëvendëskryeministri i Serbisë nga Teherani, ku ka marrë pjesë në ceremoninë mortore të Ebrahim Raisit, Presidentit të vrarë në aksident të Iranit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco