Përdorimi ditor i marijuanës tejkalon konsumimin ditor të pijeve alkoolike në Shtetet e Bashkuara!

Përdorimi ditor i marijuanës tejkalon konsumimin ditor të pijeve alkoolike në Shtetet e Bashkuara!

21:07, 22/05/2024
A+ Aa A-

Miliona amerikanë thonë se po konsumojnë marijuanë në baza ditore apo gati çdo ditë, sipas analizës së të dhënave të një ankete kombëtare. Numri i njerëzve që konsumojnë marijuanë, sipas këtij studimi, tashmë tejkalon numrin e atyre që konsumojnë pije alkoolike çdo ditë.

Alkooli ende ka një konsum të gjerë, por viti 2022 shënoi herën e parë që kur konsumimi i marijuanës tejkaloi atë të konsumimit të përditshëm të alkoolit, thotë autori i studimit Jonathan Caulkins nga Universiteti Carnegie Mellon per VOA.

“Rreth 40 për qind të përdoruesve të kanabisit e konsumojnë atë çdo ditë, apo gati çdo ditë, një prirje që më shumë i ngjan atij të pirjes së duhanit sesa konsumimit tipik të alkoolit,” thotë zoti Caulkins, i cili është hulumtues i politikave që lidhen me përdorimin e kanabisit.

Hulumtimi, që bazohet në të dhënat e Anketës Kombëtare për Përdorimin e Drogës dhe Shëndetit, u botua të mërkurën në revistën “Addiction”. Anketa konsiderohet si burim i qëndrueshëm i të dhënave të vetdeklaruara të përdorimit të përafërt të duhanit, alkoolit dhe drogave, sipas studimit. Në periudhën nga viti 1992 deri në vitin 2022, shkalla e atyre që raportojnë përdorim ditor, apo gati të përditshëm të marijuanës është rritur 15 herë. Sipas zotit Caulins njerëzit tani janë më të prirë që ta raportojnë përdorimin e marihuanës ndërkohë që po rritet toleranca e publikut për ta pranuar përdorimin e saj, që mund të jetë edhe arsyeja që shpjegon këtë rritje.

Image

Shumica e shteteve në ShBA tashmë lejojnë përdorimin e marihuanës për arsye mjekësore apo përdorim personal, ndonëse në sipas ligjeve federale përdorimi i saj vazhdon të jetë i ndaluar.

Në nëntor, votuesit në Florida do të vendosin për një ndryshim kushtetues që do të mundësonte përdorimin e marijuanës për nevoja personale dhe qeveria federale po hedh hapa për të klasifikuar marijuanën si lëndë narkotike më pak e rrezikshme.

Hulumtimet tregojnë se përdoruesit e shpeshtë të marijuanës ka gjasa të krijojnë varësi ndaj saj, thotë Dr. David A. Gorelick, professor i psikiatrisë pranë Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin e Merilendit, i cili nuk ishte pjesë e studimit.

Numri i përdoruesve të përditshëm të marihuanës sugjeron se shumë njerëz rrezikohen nga përdorimi problematic i kanabisit ose nga varësia, thotë ai.  “Përdorimi i shpeshtë po ashtu rrit rrezikun e zhvillimit të psikozës që lidhet me kanabisin,” një gjendje serioze që shkakton humbjen e ndjeshmërisë me realitetin, tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco