Atentati ndaj kryeministrit sllovak, agjencia ruse e spiunazhit fajëson elitën globale

Atentati ndaj kryeministrit sllovak, agjencia ruse e spiunazhit fajëson elitën globale

11:15, 22/05/2024
A+ Aa A-

Shërbimi i Inteligjencës së Jashtme të Rusisë (SVR) tha sot se “elita totalitare-liberale pro-globalizimit” qëndronte pas atentatit ndaj kryeministrit sllovak Robert Fico këtë muaj.

SVR tha se masa ka për qëllim të frikësojë ata që kanë pikëpamje të ndryshme dhe veprojnë në interes të shteteve të tyre dhe se Perëndimi tani po përpiqet të mbulojë krimin duke e fajësuar një person të armatosur.

Fico, 59 vjeç, u qëllua teksa ecte për të përshëndetur mbështetësit pas një takimi të qeverisë në qytetin qendror të minierave Handlová.

Fico iu nënshtrua një operacioni 5-orësh të mërkurën dhe një operacioni të dytë të premten. Për tentativë vrasje është akuzuar një ish-roje sigurie dhe poet amator Julian Cintula 71 vjeç i arrestuar në pritje të gjykimit.

Cintula e ka qëlluar 3 herë, teksa kryeministri ka qenë në afërsi të mbështetësve të tij. Fico është në pushtet prej kur partia e tij populiste e qendrës, Smer, i ka fituar zgjedhjet e përgjithshme në vjeshtën e vitit të kaluar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco