Emigranti i parë i paligjshëm u dërgua në Ruandë sipas skemës vullnetare

Emigranti i parë i paligjshëm u dërgua në Ruandë sipas skemës vullnetare

10:24, 01/05/2024
A+ Aa A-

Emigranti, kërkesa e të cilit për azil në Mbretërinë e Bashkuar u refuzua në fund të vitit të kaluar, ka pranuar të transferohet në Ruandë dhe të marrë një pagesë deri në 3000 paund në këmbim.

Në Mbretërinë e Bashkuar, emigranti i parë i paligjshëm është dërguar për në Ruanda pasi mori pjesë në programin e largimit vullnetar  të qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar. Lajmin e ka bërë të ditur gazeta “The Times”.

Burri, kërkesa e të cilit për azil në Mbretërinë e Bashkuar u refuzua në fund të vitit të kaluar, ka pranuar të transferohet në Ruanda dhe të marrë një pagesë deri në tremijë paund në këmbim.

Azilkërkuesi, me sa duket me origjinë afrikane, u riatdhesua duke u dërgua me avion dhe u bë emigranti i parë që zhvendoset në një vend të tretë nga Britania e Madhe sipas një skeme vullnetare, e cila është një politikë e veçuar nga politika e dëbimit të detyruar të propozuar nga kryeministri britanik Rishi Sunak, për të luftuar imigracionin e paligjshëm në vend.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco