Lajmi i fundit

LIVE/ Partia e Lirisë mbledh Komitetin Drejtues Kombëtar, flet Meta

VIDEO/ Kuaj të mbuluar nga gjaku vrapojnë në mes të Londrës, panik dhe të plagosur

12:34, 24/04/2024
A+ Aa A-

Katër persona janë plagosur pasi disa kuaj të Regjimentit të Kavalerisë u turrën dhe vrapuan në qendër të Londrës.

Të paktën një ushtar u plagos kur një kalë i trembur u përplas me makinat jashtë hotelit “Clermont” në Buckingham Palace Road, Victoria. Fotot tregojnë gjithashtu një burrë të plagosur të shtrirë përtokë në Fleet Street.

Pesë kuaj të Kavalerisë, ndër ta njeri i mbuluar me gjak, u panë duke vrapuar edhe nëpër zona të tjera të Londrës, duke përfshirë Toëer Bridge dhe Strand.

Kafshët i hodhën kalorësit e tyre, nga njësitet e Lifeguards dhe Blues & Royals kur po dilnin nga kazermat Hyde Park për stërvitjen e tyre të përditshme në mëngjes.

Tani të gjithë kuajt janë mbledhur.

Shërbimi i Ambulancës në Londër tha se katër persona ishin plagosur në tre vende të ndryshme.

Ekipet e urgjencës u thirrën për incidente në Buckingham Palace Road, në sheshin Belgrave dhe kryqëzimin e Chancery Lane dhe Fleet Street.

Një zëdhënës i urgjencës tha: “Mjekët tanë të parë për ndihmë mjekësore ishin në vendngjarje në më pak se një minutë.

“Incidenti është ende në vazhdim dhe ne po punojmë me partnerët tanë të shërbimeve të urgjencës.”

Kali i bardhë u gjakos nga përplasja me një Mercedes, tha shoferi

Image

Pronari i një automjeti Mercedes-Benz ngjyrë argjendi tha se një nga kuajt u pre kur u përplas në xhamin e përparmë të makinës.

Faraz, i cili po merrte një klient jashtë hotelit Clermont nga Victoria Station, tha për LBC se një kalë i bardhë u plagos nga përplasja.

Fotot e makinës tregojnë pika gjaku nëpër derën anësore të saj.

Ai i tha LBC-së: “Unë thjesht isha ulur pranë makinës me pasagjerin tim. Nuk e pashë kalin të godiste makinën time, s’po kuptoja, njerëzit erdhën me makinën time për të kontrolluar ‘a jeni mirë’.

“Ishte thjesht si një përplasje, koka e tij e goditi atë shumë fort dhe më pas  ra poshtë. Pashë përreth tre, katër kuaj dhe mendoj se ishte kali i bardhë që goditi makinën time.”/ar/sh/SYRI.NET

Image

Heroi që qetësoi kalin e plagosur

Image

Ky njeri ishte qytetari i parë që iu afrua një kali të plagosur në rrugën Buckingham Palace

Image

Image

Image

Image

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco