Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ SPAK-u i Ramës apo SPAK i pavarur?

Rusia kundërshton stërvitjet e NATO-s në Finlandë: Rrezikojnë incidente të mundshme

Rusia kundërshton stërvitjet e NATO-s në Finlandë: Rrezikojnë incidente të mundshme

12:07, 24/04/2024
A+ Aa A-

Rusia ka kundërshtuar stërvitjet e planifikuara të NATO-s pranë kufirit të saj me Finlandën, duke paralajmëruar se ato rrisin rrezikun e “incidenteve të mundshme ushtarake”.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, i tha agjencisë shtetërore të lajmeve RIA se stërvitjet janë “provokime të Perëndimit”.

Finlanda u bashkua zyrtarisht me NATO-n në fillim të këtij muaji, pothuajse dy vjet pas aplikimit në vazhdën e pushtimit rus të Ukrainës.

Ajo ndan një kufi prej 1,340 km (832 milje) me Rusinë, duke bërë që hyrja e saj në aleancë të dyfishojë madhësinë e kufirit të NATO-s me shtetin rus.

Duke komentuar stërvitjet e planifikuara më 26 prill, Zakharova tha: “Stërvitjet ushtarake të NATO-s pranë kufijve rusë janë provokuese në natyrë.

Detyra e tyre është të ushtrojnë presion ushtarak mbi Federatën Ruse përmes një demonstrimi të forcës”- tha Zaharova.

Ajo shtoi: “Stërvitjet… rrisin rreziqet e incidenteve të mundshme ushtarake.”

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco