Lajmi i fundit

Tiranë/ Vetëvritet me armën e shërbimit efektivja e policisë

Erdogani shpall planin kombëtar të kursimit pasi ekonomia turke është në prag të falimentit

Erdogani shpall planin kombëtar të kursimit pasi ekonomia turke është në prag të falimentit

11:59, 24/04/2024
A+ Aa A-

Ekonomia turke është në vështirësi të mëdha prej disa vitesh pas largimit të një numri të madh investitorësh të huaj si pasojë e problemeve të hasura me sistemin e drejtësisë dhe paqendrueshmërinë politike.

Sëfundmi, Presidenti Erdogan futi në kabinet një teknokrat si Mehmet Simsek duke shpresuar se do të kryejë reforma të thella, në një kohë kur lira turke humb vlerë përballë monedhave të tjera.

Një ditë më parë, Presidenti Erdogan shpalli planin kombëtar të kursimit duke u bërë thirrje turqve që të kursejnë sa më shumë të munden për të shpëtuar ekonominë dhe vendin e tyrë.

“Duhet që të kursejmë. Kjo nis që në administratën publike. Nuk ka nevojë të bëhen shpenzime të paarsyeshme. Edhe buxhetet duhen rishikuar në këtë kuadër. Secili institucion duhet të përmbushë vetëm nevojat thelemtare, çdo shpenzim përtej tyre është i tepërt”, tha Erdogani.

Institucionet ndërkombëtare të vlerësimit të riskut e kanë cilësuar Turqinë si një vend me risk të lartë për të investuar, gjë që ka rritur pasigurinë dhe koston e transaksioneve. Gjithçka nisi pas vitit 2013 kur në Turqi u miratuan ndryshime të mëdha në sistemin e drejtësisë, polici dhe më pas në ushtri duke zhbërë administratën e dhe formën e mëparshme të qeverisjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco