Senati miraton zyrtarisht projektligjin për mbylljen e TikTok-ut në Amerikë

Senati miraton zyrtarisht projektligjin për mbylljen e TikTok-ut në Amerikë

11:59, 24/04/2024
A+ Aa A-

Senati ka miratuar zyrtarisht një projekt-ligj që do të ndalojë TikTok në SHBA nëse kompania e saj mëmë kineze “ByteDance” nuk shet aksionet e saj në aplikacion.

Nisma ligjore erdhi pasi autoritetet në SHBA shtuan thirrjet për parandalimin e këtij aplikacioni nga pajisjet qeveritare sepse sipas tyre TikToku paraqet rrezik në sigurinë kibernetike.

 

Votimi i së martës hap rrugën që projektligji të nënshkruhet në ligj nga presidenti Joe Biden, i cili ka mbështetur masat, megjithëse legjislacioni pritet të kundërshtohet në Gjykatë.

Projektligji i miratuar pak ditë më parë nga Dhoma e Përfaqsuesve kaloi me 360 vota pro dhe 58 kundër.

Si republikanët ashtu edhe demokratët kanë pohuar se TikTok kërcënon sigurinë kombëtare, duke argumentuar se platforma mund të përdoret nga Pekini për të spiunuar amerikanët.

Etiketa: Joe BidenshbaTikTok
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco