Zelenskyy: Paketa e ndihmës së SHBA duhet të shkojë sa më shpejt në vijën e parë të frontit

Zelenskyy: Paketa e ndihmës së SHBA duhet të shkojë sa më shpejt në vijën e parë të frontit

08:09, 22/04/2024
A+ Aa A-

Projektligji i shumëpritur i ndihmës prej 89 miliardë eurosh u miratua nga Dhoma e Përfaqësuesve dhe do të kalojë në Senatin e SHBA të martën.

Udhëheqësit ukrainas dhe perëndimorë mirëpritën të dielën një paketë ndihme dëshpërimisht të nevojshme të miratuar nga Dhoma e Përfaqësuesve e SHBA. Pjesa më e madhe e financimit do të shkojë në Ukrainë, por do të përfitojnë edhe vende të tjera si Izraeli dhe Tajvani.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy, i cili kishte paralajmëruar se vendi i tij do të humbiste luftën pa financimin e SHBA-së, tha se ndihma duhet të vejë në vijën e parë sa më shpejt të jetë e mundur.

Duke postuar në X, dikur Twitter, ai tha: "Koha midis vendimeve politike dhe goditjes stë armikut në vijën e parë, midis miratimit të paketës dhe përforcimit të luftëtarëve tanë, duhet të jetë sa më e shkurtër që të jetë e mundur".

Komandantët dhe analistët ukrainas thonë se projektligji i shumëpritur do të ndihmojë në ngadalësimin e përparimeve në rritje të Rusisë në vitin e tretë të luftës – por se ka të ngjarë të nevojiten më shumë që Kievi të rifitojë ofensivën.

Paketa e ndihmës do të shkojë në Senatin e SHBA, i cili mund ta kalojë atë të martën. Presidenti i SHBA Joe Biden ka premtuar ta nënshkruajë atë menjëherë.

Mund të duhen ende javë që ajo të arrijë në vijën e parë, ku është dëshpërimisht e nevojshme.

Udhëheqësit perëndimorë përshëndesin vendimin

Kalimi i paketës së ndihmës mori mbështetje politike në të gjithë Perëndimin. Presidentja e Komisionit të BE-së Ursula von der Leyen tha se "Ukraina meriton të gjithë mbështetjen që mund të marrë kundër Rusisë. Tani, ne po i kërkojmë Senatit të SHBA që të votojë sa më shpejt që të jetë e mundur pasi jetët janë në rrezik."

Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se projektligji "demonstron mbështetjen e vazhdueshme dypartiake për Ukrainën. Kjo rritje e rëndësishme e ndihmës do të plotësojë ndihmën e ofruar nga aleatët evropianë".

Diku tjetër, Rusia shprehu kritika për vendimin, me zëdhënësin e Kremlinit Dmitriy Peskov që pretendoi se "Kjo do të pasurojë më tej Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe do të falimentojë edhe më shumë Ukrainën".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco