Tragjedi në Sri Lanka: Shtatë të vdekur pasi vetura e garave doli nga rruga dhe u rrokullis drejt spektatorëve

Tragjedi në Sri Lanka: Shtatë të vdekur pasi vetura e garave doli nga rruga dhe u rrokullis drejt spektatorëve

22:28, 21/04/2024
A+ Aa A-

 

Një veturë ka dalë nga rruga gjatë një gare në Sri Lanka dhe ka vrarë shtatë persona.

Shtatë persona kanë vdekur dhe të paktën 18 kanë mbetur të lënduar nga një aksident në eventin e garave me vetura Fox Hill Supercross në qytetin e Diyatalawa, Sri Lanka.

Bëhet e ditur se midis të vdekurve janë katër zyrtarë të garës si dhe spektatorë, duke përfshirë një vajzë tetë vjeçare.

Ndryshe, kjo garë me vetura organizohet nga ushtria e Sri Lankës, dhe kjo e fundit ishte e 28-ta me radhë, shkruan BBC.Siç raportohet, të pranishëm ishin më shumë se 100 mijë spektatorë. Por, tragjedia e ndodhur bëri që ngjarja të pezullohet.

Dy prej viktimave kanë vdekur nga plagët e marra pasi janë dërguar në spitalin ushtarak lokal, ndërsa disa të plagosur ende ndodhen në gjendje kritike.

Një hetim policor në lidhje me rastin ende është duke u zhvilluar. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco