SHBA, miliarda dollarë për Kievin, reagon Moska: Do vrisni edhe ukrainasin e fundit. Rusia do të fitojë

SHBA, miliarda dollarë për Kievin, reagon Moska: Do vrisni edhe ukrainasin e fundit. Rusia do të fitojë

21:43, 21/04/2024
A+ Aa A-

Pasi Dhoma e Përfaqësuesve miratoi 95 miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën, Izraelin dhe rajonin e indo-paqësorit, ka reaguar Moska.

Në një postim në Telegram, presidenti i Dumës ruse, Vyacheslav Volodin, ka shkruar se pavarësisht kësaj ndihme të konsiderueshme nga SHBA, Ukraina do ta humbasë luftës.

“Me vendimin e tyre, Shtetet e Bashkuara detyrojnë Ukrainën të luftojë deri në ukrainasin e fundit, duke e varrosur më në fund ekonominë dhe duke e privuar atë nga e ardhmja”, shkroi ai. Volodin shtoi se ishte "i sigurt se ndihma amerikane nuk do të ndryshojë situatën në fushën e betejës" dhe se "regjimi i Kievit do të mposhtet".

Miratohen 95 miliardë dollarë, SHBA ndihmon Ukrainën, Izraelin dhe Tajvanin, “mbyll” TikTok

Ndërkohë, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova, i kujton amerikanëve luftën në Vietnam dhe në Afganistan. “Zhytja gjithnjë e më e thellë e SHBA-së në një luftë hibride kundër Rusisë do të rezultojë në të njëjtën fiasko të bujshme dhe poshtëruese që ndodhi në Vietnam dhe Afganistan. Në çdo rast, përpjekjet e ethshme për të shpëtuar regjimin neo-nazist të Zelenskit janë të destinuara të dështojnë. Qëllimet dhe objektivat e operacionit special ushtarak do të arrihen plotësisht," përfundoi ajo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco