Izraeli 'do të rrisë presionin ushtarak e politik' ndaj Hamasit, njofton Netanyahu

Izraeli 'do të rrisë presionin ushtarak e politik' ndaj Hamasit, njofton Netanyahu

18:43, 21/04/2024
A+ Aa A-

Izraeli do të “rrisë presionin politik dhe ushtarak ndaj Hamasit ditëve në vijim”, ka njoftuar kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu.

Në një deklaratë pak para festës hebraike të Pashkëve, udhëheqësi izraelit tha se të gjitha propozimet për lirimin e pengjeve “janë refuzuar plotësisht nga Hamasi”.

“Ditëve në vijim do të rrisim presionin ushtarak dhe politik ndaj Hamasit, sepse kjo është mënyra e vetme për të liruar pengjet dhe për të arritur fitore”, tha Netanyahu.

Gjithashtu, ai iu përgjigj raporteve për sanksionet e SHBA-së ndaj batalionit fetar të IDF-së, Netzah Yehuda, shkruan skynews.

“Nëse dikush mendon se mund të vendosë sanksione ndaj një njësie të IDF-së, unë do ta luftoj atë me të gjitha forcat”.

Ndryshe, batalioni i IDF-së po përballet me sanksione amerikane për trajtimin e palestinezëve në Bregun Perëndimor, edhe pse Kongresi votoi për 26 miliardë dollarë ndihmë të re urgjente për Izraelin.

Siç raportohet, batalioni Netzah Yehuda akuzohet për shkelje të rënda të të drejtave të njeriut.

SHBA-ja po shqyrton lëvizje të ngjashme edhe kundër njësive tjera policore e ushtarake izraelite. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco