Ish-kryeministri i Lituanisë gjendet i vdekur në shtëpinë e tij

Ish-kryeministri i Lituanisë gjendet i vdekur në shtëpinë e tij

07:42, 21/04/2024
A+ Aa A-

Ka ndërruar jetë në moshën 72-vjeçare ish- kryeministri i Lituanisë Gendiminas Kirkilas.

Ai u gjet i vdekur në shtëpinë e tij, pa shenja dhune, sipas raporteve të mediave lituaneze duke cituar informacione nga policia.

Kryeministrja e Lituanisë Ingrida Simonite i bëri homazhe Kirkilas, duke nënvizuar se ai ishte një “figurë e fuqishme” që ishte përfshirë në mënyrë aktive në jetën politike të vendit”.

I lindur në Vilnius në vitin 1951, Gediminas Kirkilas shërbeu si Ministër i Mbrojtjes i Lituanisë nga viti 2004 deri në vitin 2006 dhe për dy vitet e ardhshme (2006-2008) ai ishte kreu i qeverisë socialdemokrate.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco