Rusia nis të tërheqë forcat e saj paqeruajtëse nga Karabaku

Rusia nis të tërheqë forcat e saj paqeruajtëse nga Karabaku

13:12, 18/04/2024
A+ Aa A-

Forcat ruse po tërhiqen nga rajoni i Karabakut të Azerbajxhanit, ku ata janë vendosur si paqeruajtës që nga përfundimi i një lufte në vitin 2020, konfirmuan të mërkurën zyrtarë të të dy vendeve.

Hikmet Hajiyev, kreu i politikës së jashtme në administratën presidenciale të Azerbajxhanit, nuk tha pse forcat po tërhiqeshin. Por ai tha se prania e tyre dukej e tepërt pasi Azerbajxhani rifitoi kontrollin e plotë të rajonit vitin e kaluar.

Rajoni i Karabakut kishte qenë nën kontrollin e armenëve etnikë deri në një luftë në vitin 2020 që rezultoi në rimarrjen e kontrollit të pjesëve të rajonit nga Azerbajxhani.

Lufta përfundoi me një armëpushim të ndërmjetësuar nga Rusia që përfshinte vendosjen e rreth 2,000 trupave paqeruajtëse në pjesë të Karabakut ende të mbajtura nga armenët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco