Quentin Tarantino heq dorë nga filmi i tij i fundit ‘The Movie Critic’. Po tani?

Quentin Tarantino heq dorë nga filmi i tij i fundit ‘The Movie Critic’. Po tani?

12:22, 18/04/2024
A+ Aa A-

Quentin Tarantino nuk po planifikon më të bëjë filmin "The Movie Critic", për të cilin më herët kishte thënë se do të ishte filmi i tij i fundit si regjisor.

Pavarësisht  lajmeve të fundit se projekti i 10-të dhe i fundit i Quentin Tarantinos u konfirmua se do të fillonte xhirimet këtë vjeshtë, filmi “The Movie Critic” është anuluar.

Regjisori më parë kishte shprehu dëshirën për të "lënë një filmografi me 10 filma" dhe se filmi artistik “The Movie Critic” do të ishte “kënga e fundit e mjellmës”.

Tarantino ka treguar më parë se bëhej fjalë për një gazetar të jetës reale, të cilin e lexonte shpesh duke u rritur. "Ai shkroi për filmat kryesorë," tha Tarantino. “Mendoj se ai ishte një kritik shumë i mirë. Ai ishte cinik si dreqi. Recensionet e tij ishin një kryqëzim midis Hoëard Stern-it të hershëm dhe asaj që mund të ishte Travis Bickle nëse ai do të ishte një kritik filmi.”

Ngjarja ishte vendosur në vitin 1977 në Kaliforninë Jugore, me Brad Pitt që luan për herë të tretë me Tarantinon, pas dy filmave të tjerë, “Inglourious Basterds” dhe “Once Upon a Time In Hollyëood”.

Sipas Deadline, fjala është se Tarantino kishte rishkruar skenarin e tij, gjë që vonoi fillimin e prodhimit. Por regjisori thjesht ndryshoi mendje dhe vendosi që “The Movie Critic” nuk do të jetë filmi i 10-të dhe i fundit i tij.

Ai thuhet se "po kthehet në tabelën e skicave për të zbuluar se cili do të jetë filmi i fundit".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco