‘Ai është miku im’: Trump mirëpret presidentin e Polonisë Duda në SHBA

‘Ai është miku im’: Trump mirëpret presidentin e Polonisë Duda në SHBA

11:55, 18/04/2024
A+ Aa A-

Presidenti polak Andrzej Duda është mirëpritur në “Trump Tower”, i fundit në një varg takimesh mes presidentit aspirant të SHBA-së dhe liderëve populistë evropianë.

Ish-presidenti amerikan Donald Trump mirëpriti presidentin polak Andrzej Duda në grataçielën Trump në Nju Jork të mërkurën – takimi i fundit midis kandidatit të pritshëm republikan me liderët evropianë.

Të dy diskutuan mbi luftën në Ukrainë dhe qëllimin e Duda-s për të rritur shpenzimet e mbrojtjes të anëtarëve të NATO-s, sipas një njoftimi nga fushata e Trump.

Duda, i cili ka shprehur prej kohësh admirim për Trump, është gjithashtu një mbështetës i Ukrainës dhe e ka inkurajuar Uashingtonin që të ofrojë më shumë ndihmë për Kievin në mes të pushtimit të vazhdueshëm të Rusisë, i cili është penguar nga aleatët e Trump në Kongres.

“Ai ka bërë një punë fantastike dhe është miku im”, u tha Trump, gazetarëve, sapo presidenti polak mbërriti.

"Kemi kaluar katër vite të shkëlqyera së bashku," shtoi ai. "Ne kemi qënë në mbështetje të Polonisë gjatë gjithë rrugës."

Duda tha se takimi që zgjati dy orë e gjysmë ishte "miqësor".

Ndihmësi i presidentit polak, Wojciech Kolarski, tha se ishte një "takim i shkëlqyer" i "dy miqve që kujtuan kohën kur për katër vjet bashkëpunuan duke mbajtur poste presidenciale".

Duda ndodhet në Nju Jork për të marrë pjesë në mbledhjet e Kombeve të Bashkuara dhe për të mbajtur një fjalim.

Në mars, Trump priti kryeministrin hungarez Viktor Orbán, me presidentin që shpërndau një montazh të takimit në Instagram, i cili i ngjante një takimi zyrtar dypalësh.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco