Musk po planifikon një pagesë nga përdoruesit e rinj të X

Musk po planifikon një pagesë nga përdoruesit e rinj të X

11:44, 18/04/2024
A+ Aa A-

Musk po shqyrton zbatimin e “një tarife të vogël” për përdoruesit e rinj nëse duan të postojnë, të shënojnë ose të bëjnë pëlqime në platformë, sipas njoftimit të tij në X.

Elon Musk, pronari miliarder i X (i njohur më parë si Tëitter), thotë se po mendon të zbatojë "një tarifë të vogël për përdoruesit e rinj" për të zgjidhur çështjen e llogarive të automatizuara ose "boteve".

Duke postuar në platformën e mediave sociale, ai shtoi se "Inteligjenca artificiale aktuale (dhe celulat e trolleve) mund ta kalojnë me lehtësi pyetjen "a jeni një (ro)bot".

Nuk janë bërë të ditura hollësitë në lidhje me sa do të jetë tarifa apo datën e zbatimit të saj, por Musk tha se masa do të zgjasë tre muaj deri në një postim tjetër në X.

Do të jetë ende e mundur hyrja në mediat sociale pa paguar; megjithatë, përdoruesit e rinj do të pengohen nga krijimi i përmbajtjeve, postimi në Tëitter, pëlqimi ose shënimi i një postimi.

Një masë e ngjashme filloi tetorin e kaluar në Zelandën e Re dhe Filipine, ku përdoruesit e rinj të paverifikuar iu kërkuan  0,94 euro në vit për të bashkëvepruar me postimet.

Aktualisht, veçoritë e vetme me pagesë për X janë për abonentët premium, i cili ofron akses në programin e fitimit të parave, nte jë version pa reklama, hyrje në “chatbot”in gjenerues të inteligjencës artificiale (GenAI) të X dhe më shumë shikueshmëri të përgjigjeve.

Problemi i kahershëm me robotët

Musk ka qenë prej kohësh i shqetësuar në lidhje me robotët në Tëitter, duke u zotuar se do të merret me problemin kur të finalizonte marrjen e platformës në fund të vitit 2022

Megjithatë, çështja me robotët është përkeqësuar, sipas ekspertëve, dhe tani mundësohet nga Inteligjenca Artificiale.

Platforma humbi gati një të katërtën e përdoruesve të saj në SHBA që nga nëntori 2022, tha firma Sensor Toëer për NBC Neës muajin e kaluar.

Vlera e mediave sociale ra gjithashtu dhe kompania pa një rënie në të ardhurat nga reklamat.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco