Lajmi i fundit

LIVE/ Mblidhet Komiteti Drejtues i PL

Yulia Navalnaya: Dua t’u jap shpresë rusëve dhe kam një mesazh për gangsterin Putin

Yulia Navalnaya: Dua t’u jap shpresë rusëve dhe kam një mesazh për gangsterin Putin

09:36, 18/04/2024
A+ Aa A-

Nuk kishte asnjë plan pasardhës për Alexei Navalny, as pasi helmimi me Novichok e la atë në koma në gusht 2020.

“Nuk kishim folur kurrë për këtë”, rrëfeu e veja e tij, Yulia Navalnaya, për të përjavshmen amerikane “Time” në intervistën e saj të parë që nga vdekja e Nacalnyt në burg më 16 shkurt.

Por për “të mirën e njerëzve të botës, Yulia Navalnaya ka marrë rolin e liderit në skenën botërore”, shkruan zëvendëspresidentja e SHBA-ve, Kamala Harris, në një profil të shkurtër Navalnaya-s, të përfshirë në listën e 100 njerëzve më me ndikim të 2024.

Intervista

Gjatë intervistës me gazetarin Simon Shuster, Navalnaya shpjegon se ajo doli për t’u dhënë shpresë rusëve dhe për t’i treguar Kremlinit se rezistenca kundër Putinit nuk kishte vdekur me burrin e saj.

“Alexei dhe unë nuk kishim folur për këtë. Mendova se nuk mund ta lejoja të ndodhte. Nëse ata mendonin se vrasja e Navalny-t ishte fundi i gjithçkaje, e kishin gabim. Pashë se sa njerëz e ndjenin shumë, shumë thellë këtë humbje dhe doja t’i mbështesja, t’u jepja pak shpresë”.

Lamtumira e fundit ne telefon

Navalnaya flet për takimin e fundit me të shoqin në burgun e Pokrovit, “rreth 15 ose 16 shkurtit” të vitit 2022, kur sapo kishte filluar gjyqi i ri i cili do të kishte përfunduar me një dënim prej nëntë vjet e gjysmë burg.

Ajo kujton telefonatën e fundit në ditëlindjen e tij.

“Ai thirri dhe tha, ‘përshëndetje, përshëndetje’ dhe më pas linja u shua. Ishte korrik. Ishte hera e fundit që e dëgjova të thoshte lamtumirë”.

Për burgosjen e të shoqit ajo thotë: Ai nuk ka qenë kurrë i dëshpëruar. Por unë mendoj se ai kishte një kohë shumë të vështirë. Dy vitet e fundit e torturonin vërtet. Ai ishte i uritur”.

Ajo preket kur rijeton atë 16 shkurt fatkeq dhe e përkufizon vjehrrën e saj, Lyudmila Navalnaya, si “një heroinë të vërtetë” që arriti të merrte trupin e djalit të saj.

Thirrja drejtuar Perëndimit për sanksione të synuara

Yulia e quan Putinin “gangster”, por ka edhe fjalë të ashpra për liderët perëndimorë.

“Unë mendoj se Perëndimi absolutisht nuk na dëgjon kur themi se kemi nevojë për më shumë sanksione të synuara kundër rrethit të brendshëm të Putinit”.

Për Navalnaya, “sanksionet që synojnë njerëz të rastësishëm, si ato të vendosura nga BE dhe Britania e Madhe pas vrasjes së Alexeit, janë mjaft qesharake”.

“Ato janë sanksione kundër bazës. Ato nuk janë thjesht një fyerje për kujtesën e Alexeit. Ato janë fyerje për dinjitetin e atyre që i imponojnë sepse duhet të kuptojnë se asnjë nga këta zyrtarë nuk ka qenë ndonjëherë jashtë vendit dhe nuk do të shkojë ndonjëherë jashtë vendit”.

Sanksionet ekzistuese, vazhdon ajo, “nuk funksionojnë”.

“Ato ndihmojnë vetëm propagandën e Kremlinit. Sanksionet duhet të vendosen jo kundër Rusisë, por kundër autoriteteve ruse, kundër Putinit personalisht”.

Sipas Navalnaya, “problemi është se Perëndimi mendon për Putinin si një politikan”.

“Por Putini ka pushuar prej kohësh së qenuri një politikan. Ai është kreu i një grupi të organizuar kriminal. I gjithë rrethi i tij magjik përbëhet nga kriminelë që kanë kryer krime lufte, kanë shkelur ligjet, kanë vjedhur shumë para nga populli rus, duke e mbajtur atë në varfëri”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco