Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët protestë para Bashkisë së Tiranës

UNICEF: Rreth 14-mijë fëmijë janë vrarë në Gaza

UNICEF: Rreth 14-mijë fëmijë janë vrarë në Gaza

23:38, 17/04/2024
A+ Aa A-

Më shumë se 13,800 fëmijë janë vrarë në Rripin e Gazës që nga fillimi i luftës më 7 tetor, sipas Drejtoreshës Ekzekutive të Fondit të Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF), Catherine Russell.

“Mijëra janë lënduar dhe mijëra të tjerë janë në prag të urisë”, tha ajo gjatë një konference për shtyp në Nju Jork.

Në një deklaratë të veçantë, Enti i Kombeve të Bashkuara për Barazinë Gjinore dhe Fuqizimin e Grave tha se “një fëmijë lëndohet ose vdes çdo 10 minuta” në Gaza. Deklarata shtoi se më shumë se 10,000 gra janë vrarë në Gaza që nga fillimi i luftës, dhe 6,000 prej tyre lanë pas 19,000 fëmijë jetimë.

Specialistja e komunikimit e UNICEF-it Tess Ingram, e cila së fundmi vizitoi Gazën, tha gjatë një konference shtypi në Gjenevë të martën se ajo që e goditi ishte numri i fëmijëve të plagosur që pa.

“Jo vetëm në spitale, por në rrugë, në strehimoret e tyre të improvizuara, duke vazhduar jetën e tyre tashmë të ndryshuar përgjithmonë,” tha ajo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco