Zgjedhjet në Kroaci, sondazhet favorizojnë HDZ e Plenkovic

Zgjedhjet në Kroaci, sondazhet favorizojnë HDZ e Plenkovic

21:47, 17/04/2024
A+ Aa A-

Sot në Kroaci janë mbajtur zgjedhjet parlamentare për Kuvendin e Kroacisë. Sipas Exit Poll-eve të para, HDZ-ja e kryeministrit aktual, Andrej Plenkoviç është fituese e zgjedhjeve parlamentare.

Sondazhi i Ipsos e vendos në vend të parë HDZ-në dhe aleatët me 58 mandate, sipas index.hr.

Sakaq, e dyta renditet partia SDP dhe aleatët me 44 deputetë. Në krye të listës ishte presidenti aktual, Zoran Milanoviç.

Parlamenti kroat ka 151 deputetë, ku 140 zgjidhen në 10 zona në Kroaci, 8 zgjidhen nga anëtarët e pakicave kombëtare në zonën e 12-të zgjedhore dhe 3 zgjidhen nga votuesit pa vendbanim në Kroaci në zonën e 11-të elektorale, e cila praktikisht përbëhet nga e gjithë diaspora.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco