Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët protestë para Bashkisë së Tiranës

Arrestohet në Spanjë vrasësi i bandës famëkeqe 'Los Lobos'

Arrestohet në Spanjë vrasësi i bandës famëkeqe 'Los Lobos'

21:43, 17/04/2024
A+ Aa A-

Policia Kombëtare Spanjolle ka arrestuar një vrasës të rrezikshëm me nofkën “Juan Diablo”, i cili kërkohet në Kolumbi për kryerjen e krimeve të shumta brutale, njoftoi sot policia spanjolle.

 “Agjentët e Policisë Kombëtare kanë arrestuar një të arratisur të kërkuar nga autoritetet kolumbiane për disa krime të dhunshme. Ai është një i arratisur me pseudonimin “Juan Diablo”, i cili është përgjegjës për urdhërimin dhe kryerjen e rrëmbimeve, zhvatjes, torturës, shkaktimit të lëndimeve fizike dhe zhdukjet e njerëzve”, thuhet në një deklaratë, raporton CNN në spanjisht.

Bëhet fjalë për krime për të cilat prokuroria kolumbiane kërkon dënimin me 42 vite burg.

I dyshuari është anëtar i bandës kriminale Los Lobos, e cila vepron në departamentin Valle del Cauca në Kolumbi.

Policia spanjolle deklaron se ka nisur një hetim urgjent për shkak të profilit “të rrezikshëm” dhe “të dhunshëm” të të arratisurit, kur ka marrë informacion për praninë e tij të mundshme në Spanjë përmes Interpolit.

Juan Diablo u arrestua në Denia, një qytet në Spanjën juglindore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco