Greqi, mediat në grevë 24-orëshe për pagat e ulëta dhe kontratën kolektive

Greqi, mediat në grevë 24-orëshe për pagat e ulëta dhe kontratën kolektive

17:37, 16/04/2024
A+ Aa A-

Athinë - Me vendim të përbashkët të POESY, POSPERT, POEPTYM dhe ETPTA, shpallet grevë për të gjithë gazetarët, teknikët dhe administratorët në të gjitha masmediat (të shkruara, radio dhe televizione, online) në sektorin publik dhe privat, ERT, GGE, APE- MPP, OTA, në Zyrat e Shtypit dhe website që nga ora 5 e mëngjesit të sotëm, 16 prill 2024 deri në orën 5 të mëngjesit të datës 17 prill 2024, duke marrë pjesë me të gjithë punëtorët e vendit në grevën mbarëkombëtare 24 orëshe të shpallur nga GSEE.

Federatat, siç theksojnë në njoftimin e tyre të përbashkët, konstatojnë për të disatën herë refuzimin nga ana e punëdhënësve për të vijuar me përgatitjen e Kontratës Kolektive të Punës në sektorin privat, gjë që ka bërë që punëtorët të paguhen me paga të pakta, të cilat nuk mjaftojnë për të mbuluar familjen bazë dhe nevojat e tyre personale.

Në të njëjtën kohë, jo vetëm punonjësit e medias, por e gjithë shoqëria greke, po përjeton një sërë rritjesh të njëpasnjëshme, të cilat krijojnë një situatë mbytëse për familjet që shohin të ardhurat dhe burimet e tyre praktikisht të asgjësuara.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco