Lajmi i fundit

SPECIALE/ 7 orët e Erion Veliajt në SPAK

Sekretari i Përgjithshëm i OKB: Situata në Lindjen e Mesme është në prag të luftës

Sekretari i Përgjithshëm i OKB: Situata në Lindjen e Mesme është në prag të luftës

08:42, 15/04/2024
A+ Aa A-

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, ka paralajmëruar anëtarët që të mos përshkallëzojnë më tej tensionet me hakmarrje kundër Iranit, duke thënë se Lindja e Mesme tashmë është “në prag” të luftës.- Advertisement -

Sipas mediave të huaja, duke folur në Këshillin e Sigurimit të dielën mbrëma, ai tha: “Populli i rajonit po përballet me një rrezik real të një konflikti shkatërrues në shkallë të plotë. Tani është koha për të qetësuar dhe de-përshkallëzuar situatën. As rajoni dhe as bota nuk mund të përballojnë më shumë luftë”.

Në të njëjtin takim, i dërguari i Izraelit në OKB i kërkoi Këshillit të Sigurimit të vendosë “të gjitha sanksionet e mundshme” kundër Iranit pas sulmeve të paprecedentë të ditës së djeshme.

Më shumë se 300 dronë dhe raketa u gjuajtën në Izrael gjatë natës të shtunën, për të cilën Irani tha se ishte në përgjigje të një sulmi të 1 prillit në konsullatën e tij në Siri. Pothuajse të gjithë dronët e raketat u qëlluan para se të arrinin objektivat e tyre.

“Sot këshilli duhet të ndërmarrë veprime dhe të dënojë Iranin për terrorin e tij,” tha ambasadori i Izraelit Gilan Erdan në takim.

Tani për tani, të gjithë sytë janë te Izraeli, pasi ai peshon përgjigjet e mundshme ndaj sulmit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco